Superhëna e parë e vitit 2025 do të shihet të martën në mbrëmje, duke shënuar fillimin e një serie ngjarjesh hënore. “Hëna e Korrjeve” do të ngrihet në orën 20:20 më 7 tetor dhe do të jetë më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit deri më tani. Ky fenomen ndodh kur Hëna është më afër Tokës, në pikën e quajtur perige, duke bërë që ajo të duket deri në 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se një hënë e zakonshme e plotë.
Këtë vit, Hëna e Korrjeve përkon me ekuinoksin e vjeshtës, periudhë që tradicionalisht shënonte kohën e mbledhjes së të korrave. Astronomët paralajmërojnë se pas saj do të ndjekin edhe dy superhëna të tjera deri në fund të vitit, duke e bërë këtë periudhë veçanërisht të pasur për vëzhguesit e qiellit.