Nga 1 deri më 3 gusht 2025, Prishtina do të shndërrohet sërish në kryeqytetin e muzikës dhe argëtimit me rikthimin e Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në rajon. Me një skenografi moderne dhe atmosferë të jashtëzakonshme, festivali do të zhvillohet në Sunny Hill Festival Park, vendi i përhershëm i festivalit që ofron kushte optimale për publikun dhe artistët.
Line-up-i i këtij viti është veçanërisht i fuqishëm:
- 1 gusht: Dua Lipa & Fatboy Slim
- 2 gusht: Shawn Mendes & Mochakk
- 3 gusht: Anyma & Peggy Gou
Përveç yjeve ndërkombëtarë, festivali do të përfshijë edhe artistë vendorë dhe rajonalë, duke ofruar një përzierje të pasur muzikore – nga pop dhe elektronika deri te zhanre eksperimentale dhe alternative.