Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH me një shfaqje spektakolare në Pallatin e Kongreseve. Një numër prej 22 finalistësh u ngritën në skenën e madhe, duke performuar live këngët e tyre konkurruese, të shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSH-së.
Titullin e këngës së më votuar nga publiku dhe më pas fituese e biletës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2024 e mori këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e ndjeshme “Zemrën n’dorë”.