Një studim i ri, i publikuar në revistën Science Advances, ka zbuluar se modelet e mëdha gjuhësore përfshirë ChatGPT, kanë aftësinë të vetëorganizohen dhe të krijojnë norma sociale pa ndërhyrjen e njeriut.
Studiuesit, të udhëhequr nga shkencëtari italian Andrea Baronkeli nga Universiteti St George në Londër, zhvilluan një eksperiment ku këto modele u ndanë në dy grupe. Atyre iu kërkua të zgjidhnin një simbol (shkronjë ose karakter) dhe të koordinonin përdorimin e tij.
- Suksesi: Modelet merrnin pikë pozitive kur përputheshin në zgjedhjet e tyre.
- Dështimi: Merrnin pikë negative kur nuk arrinin të koordinonin.
Baronkeli theksoi se ky mekanizëm imiton mënyrën se si njerëzit krijojnë norma sociale, duke përfshirë rregulla të sjelljes dhe bashkëpunimit.