Një studim që pretendonte se konsumimi ditor i një sasie të vogël uthulle molle ndihmon në humbje peshe. Hetimi zbuloi gabime statistikore dhe pamundësinë për të riprodhuar rezultatet. Autorët e kërkimit, zhvilluar në Liban, pranuan gabimet dhe ranë dakord me vendimin për tërheqjen e studimit.
Ekspertët theksojnë se ky rast tregon nevojën për skepticizëm ndaj pretendimeve që duken “shumë të bukura për të qenë të vërteta”. Nutricionistja australiane Rosemary Stanton rikujtoi se shumë prej përfitimeve të përfolura të uthullës së mollës nuk kanë mbështetje shkencore dhe paralajmëroi se ajo mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, ndaj rekomandon shpëlarjen e gojës me ujë pas konsumimit.