Një studim i publikuar në Britani tregon se ekstrakti i sheges mund të ulë tensionin e gjakut dhe inflamacionin, veçanërisht te personat mbi 55 vjeç. Pjesëmarrësit që morën 740 mg ekstrakt në ditë për 12 javë shënuan ulje të tensionit deri në 5 mm Hg – një ndryshim që, sipas ekspertëve, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Shega përmban polifenole me veti antioksiduese dhe kundër inflamacionit, që mbrojnë qelizat dhe ngadalësojnë plakjen. Megjithëse kërkohen studime shtesë, këto gjetje hapin mundësi të reja për përmirësimin natyral të shëndetit kardiovaskular te të moshuarit.