Pas vitesh debatesh mes fansave, regjisori legjendar Steven Spielberg ka dhënë më në fund përgjigjen për një pyetje që është bërë virale: si ndihej në prekje personazhi ikonë E.T.?
Gjatë një interviste në podkastin The Daily të The New York Times, krijuesi i filmit kult “E.T. the Extra-Terrestrial” (1982) sqaroi se alieni i famshëm nuk ishte i rrëshqitshëm, siç besojnë shumë njerëz.
“E.T. ishte paksa i lagësht, por kurrë i rrëshqitshëm. Ai dukej i thatë vetëm kur ishte i sëmurë”, tha Spielberg.
Për të shpjeguar dallimin, regjisori krahasoi E.T.-në me ksenomorfin nga filmi “Alien” i Ridley Scott. “Ai është vërtet i rrëshqitshëm. E.T. nuk kishte kurrë fije jargësh që i vareshin. Nuk shkuam deri aty,” u shpreh ai me humor.
Filmi “E.T. the Extra-Terrestrial” rrëfen historinë prekëse të miqësisë mes djaloshit Elliott dhe alienit të mbetur i bllokuar në Tokë, duke u bërë një nga filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai mbajti rekordin si filmi me fitimet më të larta në botë për 11 vjet, derisa u tejkalua nga një tjetër sukses i Spielbergut, “Jurassic Park”.
Regjisori zbuloi gjithashtu se kishte menduar të realizonte një vazhdim të filmit, i vendosur në planetin e E.T.-së dhe i bazuar në romanin “The Green Planet”, por në fund hoqi dorë nga ideja.


