SpaceX testoi një tjetër raketë Starship, por këtë herë nuk arriti të kthejë përforcuesin e raketës në Tokë duke përdorur krahë gjigantë robotikë. Nisja nga Teksasi dje u percjell nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe pronari i kompanisë SpaceX, miliarderi Elon Musk, mbështetjen e konsiderueshme të të cilit kandidati republikan e pati në fushatën presidenciale. Kjo manovër komplekse, e cila duhet ta bëjë raketën të ripërdorshme, megjithatë ishte e suksesshme gjatë një fluturimi të mëparshëm testues muajin e kaluar.
Jo të gjitha kriteret për kapjen e përforcuesit u plotësuan dhe drejtori i fluturimit nuk dha një komandë për t’u kthyer në vendin e nisjes, tha sonte një zëdhënës i SpaceX. Përforcuesi i raketës Super Heavy ra në Gjirin e Meksikës dhe raketa Starship ra në Oqeanin Indian pasi u rrotullua rreth Tokës. Elon Musk beson se raketa Starship do të transportojë njerëz në Hënë dhe Mars për llogari të Administratës Amerikane Aeronautike NASA. Për të ulur kostot, raketa është projektuar në mënyrë që të mund të ulet në Tokë në mënyrë të kontrolluar.