Platforma Spotify ka publikuar për herë të parë listat historike të përmbajtjes më të dëgjuar, duke shënuar 20-vjetorin e saj me një pasqyrë globale të muzikës dhe podcast-eve më të suksesshme.
Sipas të dhënave, artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave është Taylor Swift, ndërsa albumi më i dëgjuar është Un Verano Sin Ti i Bad Bunny. Kënga që ka thyer rekordet globale është Blinding Lights nga The Weeknd, ndërsa podcast-i më i ndjekur rezulton The Joe Rogan Experience.
Këto lista bazohen në dëgjimet e qindra miliona përdoruesve në mbarë botën dhe reflektojnë përmbajtjen që ka shoqëruar përditshmërinë e publikut gjatë dy dekadave të fundit.


