Steven Spielberg, regjisori më i suksesshëm në histori, shpesh kritikohet për sentimentalizëm dhe prirjen për të kënaqur publikun. Megjithatë, filmografia e tij që ka sjellë mbi 10 miliardë dollarë fitime përfshin disa nga klasikët më të njohur të kinemasë: “Jaws”, “Raiders of the Lost Ark”, “Jurassic Park”, “Schindler’s List” dhe “Saving Private Ryan”. Në një intervistë të hershme nga viti 1974, ai zbuloi se ekziston një regjisor që për të ishte përkufizimi i përsosmërisë.
Sipas Spielberg, John Ford ishte regjisori “teknikisht i përsosur”, ndërsa Orson Welles vinte i dyti në listë. Ai theksoi se Ford ishte mjeshtër vizual: përdorte me kujdes planet e afërta dhe ato të gjera, duke mësuar Spielberg-un si të mbante gjithçka të thjeshtë por në mënyrë efektive. Ky respekt tregon sesi Spielberg e ndërtoi estetikën e tij filmike mbi mësimet e një prej ikonave të kinemasë perëndimore.