Sot është një ditë e rëndësishme për kulturën dhe letërsinë shqipe, pasi shënohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit. Frashëri, i njohur si një ndër yjet më të ndritshëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili i ka dhënë letërsisë shqipe një dimension të ri dhe madhështor.
Përmes veprave të tij poetike dhe publicistike, ai jo vetëm që ka lartësuar vlerat kombëtare, por ka edhe kultivuar një ndjenjë të thellë atdhedashurie dhe një dëshirë për zhvillim kultural e intelektual të shqiptarëve. Ndërsa përkujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tij të pasur, le të marrim frymëzim nga fryma e tij patriotike dhe dashuria për gjuhën shqipe që shkëlqen në çdo rresht të shkrimeve të tij.