Sony planifikon një inovacion të mundshëm për eksperiencën e lojtarëve në PlayStation përmes një patentë të quajtur “trigger point”.
Ky sistem do të lejojë krijuesit e videolojërave të vendosin pikat kyçe të progresit, duke lejuar lojtarët të “kapërcejnë” pjesë të lojërave nëse plotësojnë kriteret.
Kjo ndihmë mund të jetë e rëndësishme për ata që kanë kohë të kufizuar ose aftësi të kufizuara. Megjithatë, ky është ende një koncept dhe nuk është garantuar se do të përdoret në praktikë.