Edhe sonte, gazetarja e Radio Vala Rinore po përcjell atmosferën, emocionet dhe zhvillimet më të fundit nga nata finale e Sunny Hill Festival. Pas dy netëve të mbushura me muzikë dhe emocione, Prishtina është sërish qendra e vëmendjes, ku mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës janë mbledhur për ta përmbyllur festivalin me një tjetër mbrëmje spektakolare.
Gjatë tri netëve të festivalit, skena e Sunny Hill ka mirëpritur emra të mëdhenj të muzikës vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa performanca e Katy Perry ishte një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni. Edhe nata e fundit premton surpriza, energji dhe emocione të veçanta, duke e mbyllur në mënyrë madhështore një prej festivaleve më të rëndësishme muzikore në Evropën Juglindore.


