Ah, ç’të bën shoqëria! Taylor Swift është përmendur sërish në gjyqin mes Blake Lively dhe Justin Baldoni-it, edhe pasi u rrëzua kërkesa për ta thirrur atë në gjyq. Gjykatësi Lewis Liman vendosi që Justin Baldoni ka të drejtën e aksesit në komunikimet mes këngëtares dhe aktores që lidhen me filmin “It Ends With Us”, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.
“Kërkesat për të pasur akses mbi mesazhet me Taylor Swift në lidhje me filmin dhe këtë çështje janë të përshtatura në mënyrë të arsyeshme për të zbuluar informacione që mund të provojnë ose hedhin poshtë pretendimet e Blake Lively për ngacmim dhe hakmarrje,” thuhet në vendimin e gjykatësit.
Megjithatë, mesazhet duhet të jenë të lidhura me filmin e bazuar në romanin e Colleen Hoover të vitit 2016, ose me sfidën ligjore mes Blake Justin-it.