Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Sinjalizuesit në Shëndetësi – Si garantohet mbrojtja e tyre ndaj hakmarrjes pas denoncimeve publike?

    Sinjalizuesit në Shëndetësi – Si garantohet mbrojtja e tyre ndaj hakmarrjes pas denoncimeve publike?

    Përzgjedhja Jonë August 28, 2024Updated:August 28, 20243 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një sfidë e shpeshtë që po ndodh në institucionet shëndetësore në Kosovë është hakmarrja ndaj sinjalizuesve pas denoncimeve publike të parregullsive dhe keqpërdorimeve brenda këtyre institucioneve. Lidhur me këtë çështje, kemi biseduar me juristen Albana Hasani nga Lëvizja FOL, një nga organizatat aktive në Kosovë që fokusohet në mbështetjen, promovimin dhe avokimin për politikat publike cilësore, qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet.

    Albana Hasani nga Lëvizja FOL, në mënyrë profesionale, përshkruan masat mbrojtëse që ekzistojnë për të siguruar që sinjalizuesit të mos përballen me hakmarrje pas denoncimit publik të një shkeljeje, si dhe metodat më praktike për të parandaluar përdorimin e komisioneve disiplinore si mjet hakmarrjeje ndaj sinjalizuesve.

    “Sinjalizuesit mbrohen nga çdo veprim i dëmshëm i marrë ndaj tij nga punëdhënësi pas sinjalizimit të tij, duke përfshirë shkarkimin nga puna, pezullimin nga puna, transferimin brenda ose jashtë institucionit dhe disa masa të tjera siç është ulja në pozitë apo zvogëlimi i pagesës e çështje të tjera që janë paraparë në nenin 22 të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Por çdo vendim i dëmshëm i ndërmarrë ndaj sinjalizuesit nga punëdhënësi i tij është i pavlefshëm. Në rast se ndërmerret ndonjë veprim padyshim që sinjalizuesi ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatën kompetente dhe e para e provës i takon në këtë rast të paditurit e jo palës paditëse, që në këtë rast është sinjalizuesi” .

    Juristja Albana Hasani nga Lëvizja FOL, përveç amendamentimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sugjeron edhe formimin e një paneli të pavarur me ekspertë të jashtëm për shqyrtimin e ankesave të sinjalizuesve.

    “Përveç amandametimit të ligjit për mbrojtje të sinjalizuesve do me thënë do të përfshihej siç e thashë ndalimi i rreptë i krijimit të komisioneve disiplinore brenda institucioneve, ne do të kishim propozuar formimin e një paneli të pavarur, për të shqyrtuar ankesat e sinjalizuesve. Realisht rregullorja për mbrojtjen e sinjalizuesve që është nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, parasheh themelimin e një paneli të tillë të ankesave brenda çdo institucioni, mirëpo se sa  realisht po realizohet, po zbatohet në praktikë dërgimi i ankesave në këtë panel të brendshëm do me thënë institucional nuk kemi informacione.

    Ndërsa sa i përket asaj se si mund të përmirësohet legjislacioni aktual për të mbrojtur sinjalizuesit nga ndëshkimet e padrejta juristja Hasani thotë se Ligji duhet të ndalojë çdo formë hakmarrjeje ndaj sinjalizuesve.

    Mbrojtja e sinjalizuesve në institucionet shëndetësore të Kosovës mbetet një sfidë kritike dhe e vazhdueshme. Siç u theksua nga juristja Albana Hasani nga Lëvizja FOL, ekzistojnë masa ligjore që synojnë të mbrojnë sinjalizuesit nga hakmarrjet e mundshme.

    Ne do të vazhdojmë me intervista të tjera me ekspertë të organizatave të ndryshme që merren me mbrojtjen e sinjalizuesve me qëllim që të ofrojmë mbështetje dhe mbrojtje më të fortë për individët që guxojnë të denoncojnë parregullsitë dhe keqpërdorimet e mundshme brenda institucioneve publike.

    Për ta dëgjuar këtë intervistë me juristen Albana Hasani nga Lëvizja FOL, klikoni në pjesën audio më poshtë.

    Për të marrë më shumë informacione të ngjashme, klikoni mbi linçet e mëposhtme.

    https:/radiovalarinore.com/pas-sinjalizimit-per-parregullsi-ne-qksuk-nisin-procedurat-disiplinore-ndaj-sinjalizuesit/

    https:/kallxo.com/lajm/doktori-qe-foli-ne-media-per-keqperdorime-ne-qksuk-perfundon-ne-komision-disiplinor

    https://www.facebook.com/share/p/DMoZ17z4HxNezyUR/?mibextid=oFDknk

    https:/radiovalarinore.com/ja-se-cfare-foli-sy-me-sy-me-kryeministrin-kurti-stomatologia-erza-mulaj

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024429 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    A është mundur gjaku artificial?

    June 18, 2025

    Prezantuesja e famshme gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Brooklyn

    June 18, 2025

    Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

    June 18, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version