Simon Cowell, mund të ketë fituar 50 milionë funte (57.6 milionë euro) në vit, sipas shifrave të publikuara nga Syco Holdings, firma që menaxhon “Britain’s Got Talent”.
Shifrat e publikuara në ‘Companies House’ tregojnë një fitim para tatimit prej 21.9 milionë funtesh (25.2 milionë euro) në një qarkullim prej 32.6 milionë funtesh (37.5 milionë euro) deri në mars.
Gjithashtu, Cowell ka ndryshuar stilen e jetesës së tij, duke zvogëluar orët e punës për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.
