Kortizoli, ose “hormoni i stresit”, rritet kur trupi përballet me situata stresuese. Niveli i lartë i tij për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme si shtim në peshë, ankth dhe çrregullime të tretjes. Sipas nutricionistes, disa ushqime mund të nxisin rritjen e kortizolit dhe duhet të shmangen për të ulur stresin.
Karbohidratet e përpunuara, si buka e bardhë dhe ëmbëlsirat, shkaktojnë luhatje të glukozës në gjak, duke çuar në lodhje dhe nervozizëm. Ushqimet e skuqura rrisin inflamacionin dhe shkaktojnë çlirimin e kortizolit, ndërsa ushqimet e kripura shkaktojnë mbajtje të lëngjeve dhe rritin tensionin. Shmangia e këtyre ushqimeve ndihmon në ruajtjen e balancit hormonal dhe reduktimin e stresit.