Përtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak
Fryrja e stomakut nuk është vetëm një siklet që ju pengon të mbani xhinset tuaja të preferuara për mbrëmje, por gjithashtu mund t’ju shkaktojë shqetësim të madh.
Ndonjëherë e dini saktësisht se çfarë e ka shkaktuar fryrjen, të tilla si darkën e madhe që sapo keni pasur, por në raste të tjera, shkaku nuk është aq i qartë.
Në vijim ju sjellim ushqime që më shpesh shkaktojnë fryrjen e stomakut.
Nëse nuk e përtypni mirë ushqimin, e përtypni edhe ajrin i cili do të mbesë i robëruar. Përveçse me përtypje më të lehtë, fryrjen do ta parandaloni edhe nëse hani më pak bukë dhe pasta.
Do të ishte e zgjuar të shmangni ushqimin e njelmët dhe pijet e ëmbla me gaz të cilat përmbajnë flluska të ajrit.
Edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, më shpejt do t’i tretni dhe parandaloni fryrjen.