Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Si mund të lehtësojmë dhimbjet e trupit

    Si mund të lehtësojmë dhimbjet e trupit

    Shëndeti December 24, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    leg pain of senior woman at home, healthcare problem of senior concept
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të dhembin gjunjët kur rri ulur për shumë kohë? Ndien dhimbje kur ngjet shkallët? Nuk je i vetëm.

    Dhimbjet e kyçeve, shkaktuar kryesisht nga artriti ose shembjet e ndryshme, prekin më shumë se 10 milionë njerëz të të gjitha moshave dhe vështirësojnë aktivitetet e përditshme.

    Probleme specifike të qafës përfshijnë dëmtime të zverkut dhe dëmtime të disqeve ndërvertebrore , por problemet më të shumta ndodhin për shkak të tensionit.

    Të fjeturit gjumë në një pozicion jo të volitshëm ose tërheqje muskujsh janë të zakonshme, por qëndrimi i keq është shkaku kryesor. Kur përkulni kokën mbi tablet, telefon apo kompjuter, muskujt e qafës tendosen shumë. Tek një njeri mesatar koka peshon 5.4 kilogramë, por për çdo përkulje prej 2 centimetrash që i bëhet kokës, shtohen edhe 4.5 kilogramë.

    Kështu, nëse e përkulni kokën vazhdimisht më shumë se sa 7 centimetra, kjo i shton qafës suaj mbi 19 kilogram shtesë. Ajo që duhet të bëni është të mbani trupin në një pozicion neutral gjatë gjithë kohës. Mbajini veshët në një distancë të barabartë nga shpatullat dhe mjekrën mos e mbani as poshtë as lart.

    Për të rritur lëvizshmërinë rrotullojeni qafën me ngadalë majtas duke e përqendruar shikimin mbi shpatullën tuaj të majtë. Qafën rrotullojeni deri sa të mundni pa i shkaktuar dhimbje vetes. Përsëriteni të njëjtën gjë djathtas. Sigurohuni që shpatullat të jenë në qetësi. Përsëriteni këtë gjë nga 10 herë për çdo anë, dy herë në ditë.

    Kapja keq e shpatullës, e quajtur ndryshe dhe ngrirja e shpatullës, sipas specialistëve kjo ndodh kur kapet keq ose pickohet tendina nga kockat e nyjës së shpatullave. Ajo që duhet të bëni është të merni një pako me akull dhe vendosni për 5 deri në 10 minuta mbi shpatull për të ulur inflamacionin. Është e rëndësishme që shpatulla të mbahet konstante dhe të mos lëvizet, prandaj dhe shumë pacientëve mjekët u sugjerojnë një injeksion që ul inflamacionin. Nëse këto metoda nuk funksionojnë, mbetet gjithmonë operacioni si mundësia më ekstreme për të liruar tendinën e kapur.

    Por, ju mund të ushtroheni duke u përkulur përpara duke u mbajtur mbi një karrige ose tavolinë, dhe krahun e sëmurë lëreni të varur poshtë. Lëvizeni me kujdes duke përdorur lëvizje rrotulluese. Rrotullojeni një minutë sipas drejtimit orar dhe një minutë sipas drejtimit tjetër. Këshillohet të përsëritet 5 herë në ditë.

    Rënia në peshë ndihmon shumë në rastet kur keni dhimbje gjuri. Për çdo 0.5 kile që humbisni, gjurit i hiqet një peshë prej 1.8 kg. Të mbajturit e një qese me akull në pjesën e gjurit ul ënjtjen që krijohet gjatë ushtrimeve fizike.

    Mund të praktikohet edhe fizioterapi për ushtime forcimi që ndihmojnë në mosbalancimin e muskujve , por kjo është një gjendje e cila me kalimin e kohës do kalojë dhe nuk ka nevojë për masa drastike siç është operacioni.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024453 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Detoksifikimi digjital: pse dhe si ta praktikojmë

    January 14, 2026

    Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve, bankat aktivizojnë kanale emergjente raportimi 24/7

    January 14, 2026

    “Shihemi edhe dy ditë”/ Çfarë po paralajmëron Dua Lipa?

    January 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version