Gjatë vitit 2024 në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë kryer 17 mijë e 495 lindje.
Nga statistikat e përgjithshme, në QKUK ka pasur 7 mijë e 901 lindje, apo (45.0%), si dhe 9 mijë e 594 lindje në spitalet e përgjithshme, apo (55%).
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 6 mijë e 708 janë kryer me operacion (Cesarean Section), apo 39%.


