Pas një pritjeje të gjatë prej 17 vitesh, Shrek, Fiona dhe Donkey rikthehen në ekranin e madh me filmin e ri “Shrek 5”, i cili do të shfaqet në kinema më 30 qershor 2027. Krahas zërave legjendarë të Mike Myers, Cameron Diaz dhe Eddie Murphy, në filmin e ri do të paraqiten edhe Zendaya, Marcelo Hernandez dhe Skyler Gizondo si fëmijët tashmë të rritur të Shrekut dhe Fionës. Traileri i parë sjell aventura të reja në Far Far Away, takime me personazhe të njohur dhe situata komike që kanë bërë të famshme këtë sagë të animuar.
Megjithatë, publikimi i trailerit ka ndarë fansat. Ndërsa shumë janë entuziazmuar për rikthimin e personazheve të dashur, të tjerë kanë kritikuar stilin e ri të animacionit, duke thënë se ndryshimet vizuale nuk i ngjajnë filmave klasikë të serisë. Pavarësisht debatit, traileri ka grumbulluar qindra mijëra shikime brenda pak orësh, duke dëshmuar se Shrek mbetet një nga personazhet më të dashur të animacionit edhe pas më shumë se dy dekadash.


