Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për amerikanët

    Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për amerikanët

    Përzgjedhja Jonë May 26, 2025Updated:May 26, 20255 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë.

    Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare përmbysi jetën e saj, duke shitur gjithçka dhe duke u larguar nga SHBA për në Europë, tregon se cilët faktorë i bëjnë disa vende më mikpritëse se të tjerat.

    “Vendet europiane më mikpritëse për amerikanët ofrojnë viza të përshtatshme, kosto të ulët jetese dhe një klimë sociale të hapur. Prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë. Këta faktorë i bëjnë këto destinacione ideale për një fillim të ri jashtë SHBA”.

    Në moshën 35 vjeç ajo vendosi të braktis Teksasin, (veprim për të cilin nuk është penduar asnjëherë) për tu zhvendosur në Spanjë pa një plan të qartë dhe me shumë pikëpyetje. Por ndryshimi erdhi menjëherë. Larg rutinës së zakonshme të punës 9-me-5, zbuloi pasionet e saj të vërteta: shkrimin, krijimin e përmbajtjes dhe ndërtimin e komunitetit. Vetëm 18 muaj më vonë, ajo themeloi She Hit Refresh, një platformë dhe komunitet që ndihmon gratë mbi 30 vjeç të kuptojnë dhe përshpejtojnë procesin e zhvendosjes jashtë vendit

    Sipas saj, shumë prej atyre që duan të largohen nga Shtetet e Bashkuara nisin me një pyetje të vetme, por të rëndësishme: Ku duhet të shkoj? Dhe për këtë, ajo është e gatshme të ndihmojë.

    Spanja

    Spanja është një zgjedhje e preferuar për amerikanët, falë vizave për nomadë dixhitalë dhe qëndrimit pa punë, kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe kulturës sociale që vlerëson lidhjen mes njerëzve. Sipas përvojës së shumë emigrantëve, banorët spanjollë ndajnë kohë për njëri-tjetrin, mblidhen dhe bisedojnë për orë të tëra.

    Megjithëse anglishtja nuk flitet gjerësisht dhe qytete si Barcelona përballen me mbingarkesë turistike, shumë qytete dhe fshatra më të vegjël janë të gatshëm të mirëpresin të ardhurit. Në Madrid, autorja e këtij rrëfimi gjeti një komunitet njerëzish që, si ajo, kishin braktisur rrugën tradicionale të suksesit për të ndjekur një jetë më të lirë e krijuese — duke lënë punën me orar të plotë për të dhënë mësim, punuar në mënyrë të pavarur dhe për të ndërtuar një biznes të vetin.

    Aktualisht ajo jeton në Málaga, një qytet që ka tërhequr evropianë për pushime dhe emigrim prej dekadash. Banorët janë të hapur ndaj të huajve, gjë që ka bërë më të lehtë krijimin e miqësive dhe ndjesinë e të qenit në shtëpi.

    Portugalia

    Portugalia është një nga vendet më të hapura ndaj dixhitalëve nomadë në Europë, falë stilit të relaksuar të jetesës, pranisë së gjerë të gjuhës angleze dhe opsioneve të shumta për viza. Përveç vizës për nomadë digjitalë, ofron edhe vizën D7, që u lejon amerikanëve me të ardhura pasive të qëndrueshme të jetojnë në vend.

    Megjithëse qytetet si Lisbona dhe Porto përballen me sfida nga mbingarkesa turistike, ekzistojnë alternativa të shumta dhe më të qeta. Në Algarve, emigrantët tërhiqen nga kombinimi i vendasve dhe të huajve si dhe klima mesdhetare, ndonëse gjeografikisht ndodhet në brigjet e Atlantikut. Ishujt Madeira dhe Azoret ofrojnë një përvojë të veçantë për ata që kërkojnë natyrë të paprekur dhe ritëm jetese më të qetë.

    Siguria, përballueshmëria dhe komunitetet tashmë të konsoliduara të të huajve e bëjnë Portugalinë një zgjedhje ideale për gratë që udhëtojnë vetëm, familjet dhe pensionistët.

    Franca

    Franca ofron një stil jetese më të ngadaltë dhe cilësor që po tërheq gjithnjë e më shumë amerikanë. Një shembull është Mary Alice Duff, e cila la pas ritmin e vrullshëm të Filadelfias për qetësinë e jugut të Francës, ku tani shijon shëtitjet me biçikletë drejt plazhit me vajzën e saj, transportin publik falas dhe një rreth miqsh ndërkombëtar të afërt dhe të larmishëm.

    Për ata që duan të ndjekin një rrugë të ngjashme, viza profession libérale është një mundësi e mirë për punonjës të pavarur dhe sipërmarrës të vegjël, duke ofruar fleksibilitet për punë në distancë. Franca ofron gjithashtu kujdes shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm dhe konsiderohet shumë miqësore për familjet. Ka një nga normat më të larta të lindshmërisë në Europë, e ndihmuar nga përfitime fiskale dhe kujdes fëmijësh me kosto të ulët. Megjithatë, një pengesë është mungesa e një vize të posaçme për nomadët digjitalë, çka e vështirëson qëndrimin afatgjatë për punonjësit në distancë.

    Holanda

    Holanda është e njohur për mikpritjen ndaj të huajve, me infrastrukturë të shkëlqyer transporti publik, rrugë të dedikuara për biçikleta, përdorim të gjerë të gjuhës angleze dhe një ambient të favorshëm për sipërmarrësit.

    Për amerikanët e vetëpunësuar, viza DAFT (Traktati i Miqësisë Holandë-SHBA) ofron mundësinë për të jetuar dhe punuar në vend përmes regjistrimit të një biznesi dhe depozitimit të 4,500 eurove në një llogari bankare biznesi. Megjithatë, gjetja e banesës mbetet një sfidë për shkak të krizës së strehimit.

    Denise Segler, u zhvendos në Holandë në vitin 2024, në të 50-at e saj. E divorcuar dhe me fëmijë të rritur, ajo e përqafoi këtë kapitull të ri për të ndërtuar jetën në kushtet e saj. Edhe pse vetëm disa muaj nga zhvendosja, ajo e ka ndjerë mikpritjen e vendasve dhe ka nisur të krijojë një rrjet të ri përmes eventeve të shumta të rrjetëzimit.

    Shqipëria

    Shqipëria u lejon shtetasve amerikanë të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Me një hyrje të lehtë dhe kosto të ulët jetese, ajo është perfekte për punonjësit në distancë që kanë një buxhet të kufizuar.

    Shumë amerikanë jetojnë në kryeqytetin Tiranë, ku komuniteti i të huajve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Por Riviera shqiptare nuk duhet anashkaluar; bregdeti i saj përgjatë Detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Europën.

    Shumë amerikanë e përdorin Shqipërinë si një pikënisje të lehtë, duke qëndruar nga një deri në katër vjet përpara se të zhvendosen në destinacionin e tyre të radhës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024429 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    Austria përzgjedh qytetin pritës të Eurovisionit

    July 15, 2025

    Kur trupi nuk djersit – shkaktarët, rreziku dhe çfarë duhet të dini

    July 15, 2025

    Zuckerberg investon miliarda për të ndërtuar superinteligjencën e Metës

    July 15, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version