Shqipëria po feston ditën e sotme (e martë) 111 vite nga momenti kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912, shpallur kështu pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Kjo ditë njihet gjithashtu si Dita e Flamurit, një ngjarje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
Për të shënuar këtë datë të veçantë, personalitete të shumta publike janë shprehur me urime, duke përfshirë sportistë, këngëtarë, aktorë dhe figura të tjera të njohura.
Ata kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar këtë dite të vecantë për popullin shqiptar.