Shkencëtarët kanë rindërtuar fytyrën e një gruaje të varrosur 400 vjet më parë, e cila besohej se ishte një vampir.
Gruaja u varros me një zinxhir në këmbë dhe një drapër hekuri në qafë për ta penguar atë të kthehej nga vdekja.
Rindërtimi i fytyrës është bërë me ndihmën e analizës së ADN-së, printerit 3D dhe argjilës modeluese.
Gruaja ishte midis 18 dhe 20 vjeç kur vdiq dhe vuante nga një gjendje mjekësore që shkakton të fikët dhe dhimbje koke të forta.
Në kohën kur ajo jetonte, drapëri, dryni dhe disa lloje druri të gjetura në vendin e varrit besohej se kishin veti magjike për të shmangur vampirët.
Rindërtimi i fytyrës filloi duke krijuar një kopje të kafkës të printuar 3D, përpara se të ndërtohej gradualisht shtresa balte polimer, “muskul për muskul”, për të skalitur fytyrën si te vërtetë.
Arkeologu Oscar Nilsson tha se është emocionale të shikosh një fytyrë që kthehet nga të vdekurit, veçanërisht kur e di historinë e kësaj vajze të re.