Shkencëtarët francezë përdorën një skaner më të fundit për të analizuar mumjen nga Egjipti i lashtë, që vdiq 3000 vjet më parë. Mumja Ceramon u dërgua në Lion për t’u skanuar me një prototip të një skaneri modern mjekësor dhe shkencëtarët kryen skanimin në përpjekje për të zbuluar sekretet dhe misteret që fshehin mbetjet e lashta.
Skanimet zbuluan se nga cilat sëmundje vuante zyrtari egjiptian gjatë jetës së tij dhe ishte veçanërisht e dukshme që ai vuante nga artriti. Kjo është hera e parë në botë që aplikohet teknologji jo-invazive, e cila bëri të mundur që të mos dëmtohet kjo mumje, e cila ruhet në Muzeun e Arteve të Bukura dhe Arkeologjisë në Besançon.
Shkencëtarët nga Universiteti Claude Bernard ishin në gjendje të studionin këtë mumje duke përdorur një prototip që është unik në botë – një skaner spektral-foton.