Nëse përjetoni gërçe muskulore, lodhje të vazhdueshme, rrahje të çrregullta të zemrës apo turbullim mendimesh, trupi juaj mund të jetë duke ju paralajmëruar për një mungesë të elektroliteve të rëndësishëm si natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magnezi. Këto minerale janë jetike për funksionimin e duhur të muskujve, zemrës dhe trurit.
Çrregullimet ndodhin kur nivelet e këtyre mineraleve janë shumë të ulëta ose shumë të larta. Ushqyerja e dobët, djersitja e tepërt, përdorimi i diuretikëve apo sëmundjet kronike mund ta prishin këtë ekuilibër. Simptomat ndryshojnë sipas llojit të elektrolitit të munguar, ndërsa një analizë gjaku është mënyra më e mirë për të konfirmuar gjendjen. Ekspertët theksojnë se ndjeshmëria, nervozizmi dhe dobësia janë ndër treguesit më të zakonshëm të mungesës së elektroliteve në organizëm.