Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese.
Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.
Nëse dikush në familjen tuaj të afërt vuan ose ka vuajtur prej kësaj sëmundje, ju keni më shumë gjasa të rezultoni me diabet.
Paradiabeti është një tregues se mund të zhvilloni diabetin e tipit 2 nëse nuk bëni disa ndryshime të jetesës.
Shenjat e paradiabetit
Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.
Megjithatë, mund të vëreni se:
Ndjeni uri më tepër se zakonisht
Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
Jeni më të etur se zakonisht
Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
Ndjeheni më të lodhur se zakonisht
Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.
Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.
Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.
Zgjidhje natyrale për paradiabetin
Njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me një rrezik më minimal për shfaqjen e paradiabetit, ose nivelit në rritje të glukozës në gjak.
Bishtajoret përfshijnë fasulet, bizelet, thjerrëzat e shumë të tjera, të cilat rekomandohen si ushqime shumë të shëndetshme për organizmin.