Disa njerëz i shprehin hapur ndjenjat, ndërsa të tjerë i mbajnë brenda vetes, pa i treguar askujt çfarë po kalojnë. Në botën e astrologjisë, disa shenja njihen pikërisht për këtë për faktin se vuajnë në heshtje, shpesh duke buzëqeshur edhe kur brenda ndihen të thyer.
Gaforrja është shumë emocionale, por shpesh i vendos ndjenjat e të tjerëve para të vetave, duke e mbajtur dhimbjen për vete. Virgjëresha duket gjithmonë e fortë dhe e organizuar, por perfeksionizmi i saj e lodh dhe e bën të mos kërkojë ndihmë. Bricjapi fsheh emocionet pas një fasade të fortë dhe nuk lejon veten të duket i dobët. Akrepi përjeton ndjenja shumë të thella, por nuk i ndan lehtë me të tjerët, duke i mbajtur brenda. Ndërsa Peshqit edhe pse shumë empatikë, shpesh tërhiqen në botën e tyre dhe vuajnë në heshtje, pa e shprehur qartë atë që i mundon.


