Aktorja Sharon Stone, e njohur për rolet ikonike dhe qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, ka folur hapur për sfidat që përballoi si grua në industrinë e filmit, veçanërisht gjatë kohërave kur seksizmi ishte normë. Në intervista me The New Yorker (2021) dhe në një podcast të Louis Theroux (2024), Stone rrëfeu përvojën e saj më të pakëndshme në set – bashkëpunimin me producentin e ndjerë Robert Evans, të njohur për filma si The Godfather dhe Chinatown.
Stone kujton se gjatë xhirimeve të filmit Sliver (1993), Evans i kaloi të gjitha kufijtë e sjelljes profesionale. “Ai më tha se seksi me Baldwin do ta shpëtonte filmin, dhe se problemi isha unë, sepse nuk isha mjaftueshëm e çliruar,” shkruan Stone në autobiografinë e saj The Beauty of Living Twice. Aktorja e përshkroi Evans si një nga njerëzit më të çuditshëm që kishte takuar ndonjëherë në industrinë e filmit.