Shalqiri është një nga frutat më freskues të stinës së verës, me përmbajtje të lartë uji (mbi 90%) dhe të pasur me vitaminë C, A, likopen dhe antioksidantë natyralë.
– Hidraton trupin dhe ndihmon në rregullimin e temperaturës gjatë ditëve të nxehta.
– Përmirëson shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.
– Ka efekt pastrues dhe ndihmon në largimin e toksinave.
– Mbështet shëndetin e lëkurës dhe lufton plakjen përmes likopenit.
Shalqiri mund të konsumohet i freskët, në sallata frutash, lëngje ose smoothie, duke ofruar shije të ëmbël dhe vlera ushqyese.