Shakira është angazhuar për rindërtimin e arsimit në rajonin Chocó të Kolumbisë, i goditur rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.4 i 10 gushtit. Këngëtarja vizitoi shkollat e dëmtuara, ku u takua edhe me fëmijët e prekur nga katastrofa.
Për nismën janë siguruar 1.25 milionë dollarë: 500 mijë nga Shakira dhe Live Nation, 500 mijë nga FIFA Global Citizen Education Fund dhe 250 mijë nga banka zhvillimore CAF. Fondacioni i saj Pies Descalzos do të bashkëpunojë gjithashtu me fondacionin e filantropit Howard G. Buffett për projektet e reja arsimore.
Plani parashikon të paktën 10 shkolla të reja, si dhe mbështetje për rindërtimin e Universitetit Teknologjik të Chocó-s. Shakira theksoi se rikthimi i fëmijëve në shkollë duhet të jetë prioritet, pasi çdo ditë jashtë shkollës ndikon në të ardhmen e tyre.


