Seriali Harry Potter i HBO, bazuar në librat e J.K. Rowling, do të fillojë xhirimet në Warner Bros. Studio Leavesden në verën e 2025. Seriali do të ketë një kast krejtësisht të ri, të ndryshëm nga ai i filmave origjinalë me Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, por do të mbetet besnik ndaj librave origjinalë. Pas një thirrjeje audicioni në shtator, mbi 32,000 fëmijë aplikuan për rolet kryesore, me ekipin e HBO që shqyrtonte deri në 1,000 audicione në ditë.
Seriali do të jetë një përshtatje besnike e librave, duke u dhënë mundësi brezave të rinj të shikuesve të përjetojnë aventurat magjike të Harry Potter. Leavesden Studios, e vendosur në Watford, në veri të Londrës, ishte gjithashtu vendi i xhirimeve për Barbie 2023 dhe Warner Bros është kompania e prodhimit te filmave origjinalë të Harry Potter. Emrat e aktorëve që do të luajnë rolet e Harry Potter, Ron Weasley dhe Hermione Granger do të bëhen të ditur më vonë.

