Selma Hayek, një nga aktoret më të njohura meksikane në Hollywood, ka zgjedhur si projektin e saj më të dashur filmin “Profeti” (2014), një animacion i bazuar në veprën klasike të Kahlil Gibranit. Edhe pse zakonisht nuk i rikthen filmat e saj, Hayek pranoi se këtë e ka parë pafund, pasi ishte thellësisht e përfshirë në produksion dhe pas-prodhim.
Filmi, ku luajnë Liam Neeson dhe aktorë të tjerë të njohur, sjell mesazhe të fuqishme për paqe dhe unitet shpirtëror – një vizion që Hayek e ndan dhe e promovon me pasion. Më shumë se çdo projekt tjetër, përfshirë rolin e saj të nominuar për Oscar në Frida, “Profeti” mbetet dëshmi e lidhjes së saj personale me artin dhe vlerat universale.