Selena Gomez po tërheq vëmendje edhe me stilin e saj të përditshëm. Në vend të kombinimeve të ndërlikuara, ajo zgjedh shpesh veshje të rehatshme që duken njëkohësisht me stil. Trikot janë pjesë e kësaj pamjeje: të lehta për t’u kombinuar dhe të përshtatshme për ditët kur moti fillon të freskohet.
Së fundmi, këngëtarja dhe aktorja është shfaqur edhe me një kombinim në nuanca kafe, duke bashkuar një bluzë të thjeshtë me fund dhe çizme të gjata. Është një shembull i stilit të saj të vjeshtës, ku veshjet klasike marrin një pamje moderne pa humbur rehatinë.


