Selena Gomez dhe kasti i filmit “Only Murders in the Building” fituan çmimin për serialin më të mirë komedi në “SAG Awards” dhe reagimi i saj u bë viral.
Kur dëgjoi se seriali kishte fituar një çmim, u pa gojëhapur dhe e tronditur plotësisht, shkoi drejt skenës dhe pyeti: “A duhet të flas? Nuk mund të flas.
“Prit, ne kurrë nuk fitojmë asgjë, kjo është kaq e çuditshme”, tha ajo, më pas shtoi, “Mirë, mirë, Marty (Martin Short, red.) dhe Steve (Steve Martin, red.) nuk janë këtu sepse, ju e dini, ata nuk u interesojnë vërtet… Unë jam sinqerisht shumë mirënjohës. Të gjithë e meritojnë këtë çmim ”, tha ajo.