Selena Gomez mahniti publikun gjatë Festivalit të 77-të të Filmit në Kanë. Aktorja 31-vjeçare, e njohur për rolin e saj në “Only Murders In The Building”, u pa duke lënë hotelin Marriott për të shkuar në destinacionin e saj të radhës.
Themeluesja e “Rare Beauty” kishte veshur një fustan pa rripa, me një dekolte në pjesën e përparme.
Fustani kishte zbukurime elegante në pjesën e sipërme dhe përfundonte disa centimetra mbi kyçet e saj.