Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka treguar për herë të parë si po e përjeton jetën pas martesës me producentin Benny Blanco, me të cilin u kurorëzua në fund të shtatorit në Santa Barbara. Në intervistën e saj për Apple Music, ajo u shpreh se martesa ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe e mbushur me dashuri, duke e përshkruar partnerin e saj si “personin ideal për të ndarë jetën”.
Selena dhe Benny, të cilët lidhjen e tyre e bënë publike në dhjetor 2023, po kalojnë ditët e para të martesës mes qetësisë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Pas dasmës, çifti është parë shpesh në momente intime e plot dashuri, ndërsa fansat kanë vërshuar me urime dhe komente pozitive për historinë e tyre romantike.


