Këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez ka kurorëzuar dashurinë me producentin e muzikës Benny Blanco, duke e bërë publik lajmin me foto e video nga dasma në Instagram me mbishkrimin: “9/27/25”. Çifti u fejua në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ceremonia u zhvillua në prani të rreth 170 të ftuarve, mes tyre mikeshat e afërta Raquel Stevens, Ashley Cook dhe Courtney Lopez, si dhe emra të njohur si Paris Hilton dhe Taylor Swift.
Sipas Vogue, Selena veshi një fustan të bardhë me një shpatull të vetme dhe detaje me lule, ndërsa Benny zgjodhi një smoking klasik të zi me këmishë të bardhë dhe papion. Para dasmës, Gomez festoi beqarinë në Cabo San Lucas të Meksikës, ndërsa Blanco organizoi festën e tij në Las Vegas. Çifti ka bashkëpunuar edhe më parë në muzikë, përfshirë albumin “I Said I Love You First”, i cili tregon historinë e tyre të dashurisë.