Scarlett Johansson është shpallur aktorja më fitimprurëse në historinë e Hollywood-it, me mbi 14.8 miliardë dollarë fitime nga filmat ku ka luajtur. Ajo ka tejkaluar Samuel L. Jackson dhe Robert Downey Jr., duke e arritur këtë sukses me vetëm 36 filma.
Filmi i fundit “Jurassic Park: Rebirth”, ku Johansson luan rolin kryesor, solli 318 milionë dollarë në vetëm gjashtë ditë. Pjesa më e madhe e të ardhurave të saj vjen nga filmat e Marvel-it, ku u bë e njohur si Black Widow.
Johansson mban edhe rekordin për fitimin mesatar më të lartë për film: 405.9 milionë dollarë.


