Samsung po sjell edhe më shumë Inteligjencë Artificiale në linjën e tij të telefonave.
Galaxy A56, A36 dhe A26 i ri tani vijnë me atë që kompania e quan “inteligjencë fantastike”, duke mundësuar një sërë veçorish të reja të redaktimit të imazheve të fuqizuara nga AI, tashmë të disponueshme me linjën më të shtrenjtë S25 të Samsung.
Një nga këto veçori është Best Face, një mjet i AI që ju lejon të ndërroni shprehjet e fytyrës.
Bëhet e ditur se përveç veçorive të reja me Al, Samsung bëri edhe disa ndryshime të vogla në dizajn për secilin telefon, shkruajnë mediat e huaja.
Përveç një kamere të pasme në formë ovale, të tre pajisjet tani kanë të njëjtin ekran Full HD Plus 17 centimetra me një shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz.
A56 vjen me të njëjtin sensor ultra të gjerë 12MP, kamerën kryesore 50MP dhe kamerën makro 5MP.