Skena muzikore shqiptare është gjallëruar të hënën me një projekt të ri artistik që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Bëhet fjalë për këngën “Sa Netë”, një bashkëpunim mes tre artistëve të njohur: Elgit Doda, Arta Kabashi dhe Emra Brah.
Kënga u publikua në datën 16 qershor dhe menjëherë pas lansimit ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Edhe kjo këngë mban firmën e Dodës, një emër tashmë i konsoliduar si kompozitor, producent dhe këngëtar.