Çifti hollivudian Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë pas gati një dekade, gjatë paraqitjes në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. Rasti ishte ditëlindja e 52-të e Mendes, ndërsa Gosling promovoi filmin e tij të ri Project Hail Mary, që pritet të dalë në kinema më 20 mars. Paraqitja e tyre shkaktoi menjëherë reagime, pasi çifti njihet për diskrecionin ekstrem dhe mungesën pothuajse totale të daljeve të përbashkëta.
Të njohur që nga viti 2011, kur u takuan në sheshxhirimin e filmit The Place Beyond the Pines, ata kanë ndërtuar një lidhje të fortë larg vëmendjes së mediave. Çifti ka dy vajza, Esmeralda dhe Amada, dhe rrallëherë flet për jetën familjare. Gosling ka pranuar se para se të njihte Evën nuk e kishte menduar kurrë të kishte fëmijë, ndërsa Mendes ka theksuar se u ndje plotësisht e gatshme për amësi vetëm në të dyzetat. Diskrecioni i tyre i vazhdueshëm shihet nga shumë si çelësi i një lidhjeje që ka zgjatur mbi 13 vjet një gjë e rrallë në Hollywood.



