Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë

    Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë

    Përzgjedhja Jonë August 6, 2025Updated:August 6, 20252 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dr. Murat Mehmeti: “Stigma po bie, por rreziku po rritet”

    Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me virusin HIV, një shifër që paraqet rritje në krahasim me vitet e kaluara dhe që ka nxitur shqetësim në mesin e profesionistëve shëndetësorë. Sipas të dhënave nga Klinika Infektive në QKUK, rastet e reja prekin kryesisht të rinjtë, ndërsa institucionet vazhdojnë të bëjnë thirrje për rritje të ndërgjegjësimit dhe masave parandaluese.

    Shefi i Repartit të Sëmundjeve Infektive në QKUK, Dr. Murat Mehmeti, thekson se megjithëse trajtimi mjekësor për HIV është i disponueshëm dhe ka terapi të mjaftueshme, përfshirë edhe atë parandaluese, trendi në rritje i rasteve është shqetësues dhe rrezikon të tejkalojë shifrat e vitit të kaluar.

    “Një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në këtë rritje është lëvizja më e lirë e qytetarëve pas liberalizimit të vizave, por shkaku kryesor mbetet mospërdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale”, deklaroi Dr. Mehmeti në emisionin “Forever Young” në Radio Vala Rinore.

    Sipas tij, vitet e fundit është vërejtur një përmirësim i ndjeshëm në uljen e stigmatizimit, si ndaj testimit për HIV, ashtu edhe ndaj vetë personave të prekur. Megjithatë, ai thekson se ky progres nuk është i mjaftueshëm për të ndalur përhapjen e infeksionit.

    Dr. Mehmeti gjithashtu paralajmëroi për një rritje të rasteve me sifiliz, një infeksion që më parë kishte një përhapje minimale në Kosovë, por që tashmë po rikthehet si një kërcënim serioz për shëndetin publik.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024432 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja vendos të largohet nga SHBA

    October 15, 2025

    Pamela Genini – kush ishte modelja që u vra nga partneri i saj në Milano?

    October 15, 2025

    Këngëtari i Simply Red-it ndërpret koncertin dhe i drejtohet një burri: “Hesht, mjaft më”!

    October 15, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version