Shoqata e Bankave të Kosovës ka konfirmuar një rritje të rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke theksuar se ky fenomen është shënuar veçanërisht gjatë muajit dhjetor 2025 dhe janarit 2026.
“Gjatë muajit dhjetor 2025 dhe muajit janar 2026, është vërejtur një ngritje e numrit të mashtrimeve me SMS globalisht, dhe ky fenomen ka përfshirë edhe Kosovën. Për këtë arsye bankat në vazhdimësi bëjnë thirrje publike për më shumë kujdes ndaj këtyre mashtrimeve”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave të Kosoves.
Sipas Shoqatës, parandalimi i mashtrimeve mbështetet kryesisht në ndërgjegjësimin e klientëve dhe reagimin e shpejtë institucional.

