Humbja e peshës në mënyrë të shëndetshme nuk ndodh brenda natës, ndërsa përpjekjet për zgjidhje të shpejta mund të jenë të rrezikshme. Ndërsa një regjim i balancuar dhe aktiviteti fizik janë mënyrat e sigurta për kontrollimin e peshës, tregu mbushet me produkte që premtojnë rezultate të menjëhershme – përfshirë çajrat detox dhe ata për „stomakun e sheshtë”.
Këto çajra shpesh përmbajnë përbërës të pa testuar, si efedrina, e cila jo vetëm shtyp oreksin, por mund të dëmtojë edhe sistemin tretës. Efekti laksativ i kafeinës çon tek humbje e përkohshme ujit, duke sjellë rrezik dehidratimi, çrregullime të tretjes dhe balancë të çrregullt të florës intestinale. Rezultatet e tyre janë të përkohshme dhe, pa një ushqyerje të balancuar, mund të bëjnë më shumë dëme se sa përfitime.
Në vend të zgjidhjeve të shpejta rekomandohen metoda natyrore për detoksifikim: shmangni alkoolin, kafeinën dhe pijet e ëmbla, konsumoni më shumë ujë, lëng limoni, çaj të gjelbër dhe ushqime të hidratuara si frutat dhe perimet.