Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me mjaft probleme shëndetësore. Gjithmonë na këshillohet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten.
Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri, përveç efekteve të padëshirueshme në organizëm, mund të rrisë edhe efektet e dëmshme të kripës. Prandaj, është e rëndësishme që të kontrollojmë konsumin e të dyjave për të ruajtur shëndetin tonë në afat të gjatë.