Rosie O’Donnell ka treguar se iu nënshtrua fshehurazi një liftingu të fytyrës në fillim të këtij viti, duke zbuluar se ndërhyrja i kushtoi “sa një veturë”. Moderatorja dhe aktorja 64-vjeçare foli hapur për operacionin në një rrëfim personal, ku pranoi se për vite kishte qenë kundër kirurgjisë estetike.
Rosie tha se vendimi erdhi pasi humbi rreth 50 kilogramë dhe nuk ndihej mirë me ndryshimet në fytyrë. Ajo tregoi se kishte frikë nga rezultati dhe nga ideja se mund të mos dukej më si vetja, por shtoi se ndërhyrja përfundoi me sukses dhe me pamje shumë natyrale. “Dukem ende si vetja ime, vetëm më e freskët”, deklaroi ajo.
Në rrëfimin e saj, O’Donnell foli edhe për reagimin e familjes dhe për dilemat personale që kishte para operacionit, duke theksuar se çdo grua duhet të ketë të drejtën të zgjedhë për trupin dhe pamjen e saj pa paragjykime.


