Angelina Jolie u bë e njohur në mbarë botën që në moshën 24-vjeçare me filmin dramatik “Girl, Interrupted”, i cili i solli Oskarin e parë për aktoren më të mirë në rol dytësor. Filmi bazohet në kujtimet e autores Suzana Kejsen dhe trajton qëndrimin e saj në një spital psikiatrik, ku personazhi i Zhollit, Liza Rou – karizmatike, e rrezikshme dhe manipuluese – përfaqësonte shpirtin e lirë që sfidon sistemin. Aftësia e Zhollit për të sjellë një personazh kompleks e ktheu këtë rol në një nga interpretimet më të paharrueshme të viteve ’90.
Pas suksesit të këtij filmi, Jolie fitoi edhe çmime si Globin e Artë dhe SAG Award, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj. Më shumë se dy dekada më vonë, “Girl Interrupted” mbetet një film simbolik për mënyrën se si trajtohet shëndeti mendor dhe fuqia e grave në kinematografi, ndërsa interpretimi i Anxhelina Zhollit vazhdon të konsiderohet si një nga më të fuqishmit në historinë e Hollywood-it.