Legjenda e muzikës rock Rod Stewart (81) u shfaq në një performancë të veçantë së bashku me vajzën e tij Ruby Stewart dhe nipin e tij të vogël, Otis, duke dhuruar një nga momentet më të ëmbla dhe të papritura të vitit.
Gjatë një koncerti të mbajtur së fundmi, Stewart i ftoi Ruby-n dhe Otis-in në skenë për të kënduar bashkë me të, duke bashkuar gjeneratat e muzikës në një atmosferë të ngrohtë familjare që magjepsi publikun.
Performanca ishte një kombinim emocioni, talenti dhe lidhjeje familjare, një panoramë unike ku ikona e rock-ut bashkohet me gjeneratën e re për të krijuar një moment që ka fituar zemrat e fansave në mbarë botën.
Videot dhe komentet jane shpërndarë shume shpejtë në rrjetet sociale, duke lavdëruar Stewart-in dhe familjen e tij për atë që shumë e quajtën një nga momentet më prekëse të muzikës live këtë vit.


