Netflix ka publikuar trailerin e parë për serinë politike “Zero Day”, ku luan aktori legjendar Robert De Niro së bashku me Angela Bassett. Seriali, krijuar nga Eric Newman, Noah Oppenheim dhe Michael S. Schmidt dhe i drejtuar nga Lesli Linka Glatter, ndjek ish-presidentin amerikan George Mullen (De Niro) në hetimin e një sulmi të fuqishëm kibernetik, duke sfiduar dezinformatat dhe ndikimet nga qarqe të fuqishme të teknologjisë, Wall Street-it dhe qeverisë.
Seria përmban një kast të spikatur, përfshirë Jesse Plemons, Lizzy Caplan dhe Joan Allen, ku pritet të debutojë në Netflix më 20 shkurt 2025. Publiku ka mirëpritur trailerin me entuziazëm, duke lavdëruar kastën e yjeve, ndërsa mbeten diskutime mbi ndikimin e temave politike të serialit.

